Kosova

Lushtaku: PDK do t’i fitojë zgjedhjet, s’ka dyshim

Sami Lushtaku, i ftuar në T7, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit, raporton Kosova.Info.

“Jam i bindur se PDK do t’i fitojë zgjedhjet. Kemi një organizim shumë të mirë të strukturave tona dhe vazhdimisht jemi në terren. Qytetarët e tregojnë mbështetjen për ne ngase jemi pranë tyre.”

“Pas PDK-së, mendoj që do të jetë LDK-ja. Vetëvendosje do të jetë e treta, kurse AAK-PSD të katërt. Sa i përket koalicioneve, nuk do të jetë problem për ne, pasi që të gjitha partitë do të rreshtohen për të na u lutur që të hyjnë në koalicion me ne.”

“Jemi partia më e madhe në vend sepse kemi marrë vendime të mëdha. Çfarë vendime të mëdha kanë marrë partitë e tjera?”, është shprehur Lushtaku. /Kosova.Info

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.