Kosova

Lushaku për Qeverinë Kurti II: “Duket që sfidat janë tepër të mëdha për t’u menaxhuar nga kjo parti”

Opinionistja, Jehona Lushaku, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të një programi.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo tha se ka qenë vet LVV që i ka kritikuar në vazhdimësi qeveritë e kaluara për këso çështjes dhe se mendon që është një paaftësi e menaxhimit dhe se sipas saj kjo tregon mungesën edhe kapitale të njerëzve profesionistë dhe mungesë qasjeje, dhe se krejt sfidat që janë, janë tepër të mëdha për t’u menaxhuar nga kjo parti.

“Pikërisht që kemi pasur një Qeveri Kurti I, Kurti II do të duhej të vinte me program të gatshëm. Kemi një Qeveri që ka qëndruar me dekada në opozitë dhe e ka idenë e pozicionimin ideologjik të qartë. Do të duhej që ta kishte programin duke iu përshtatur rrethanave të tanishme”.

“Janë më shumë se një muaj në Qeveri dhe nuk e kemi një qartësi të plotë të një programi. Është shumë për një qeveri dhe për emergjencat në të cilat është Kosova momentalisht”.

“Nuk kemi ende një platformë të qartë për publikun. Shpeshherë i kemi kritikuar qeveritë paraprake për transparencë, edhe LVV i ka kritikuar për mungesë transparence qeveritë paraprake, ndërkohë që e kemi një humbje komplet të Qeverisë Kurti II sepse nuk është duke pasur një program të qartë për secilën prej çështjeve për të cilat janë sfida të kësaj qeverie”.

“Është një mungesë epokale kjo mungesë e programit, jo si dokument formal por si përmbajte dhe shënim i caqeve në një emergjencë të hatashme duke u përballur edhe me pandeminë”.

“Mendoj që është një paaftësi e menaxhimit dhe kjo tregon mungesën edhe kapitale të njerëzve profesionistë dhe mungesë qasjeje, dhe krejt sfidat që janë, janë tepër të mëdha për t’u menaxhuar nga kjo parti. Ndoshta duhet ta kemi një lloj mirëkuptimi, por vet situata me pandeminë e bën më tragjike faktin që nuk ka një qasje dhe një dinamikë të shtuar për të marr hapa”.

“Mendoj që është bërë tepër vonë për ta prezantuar këtë program, por shpresoj që të paktën këtë javë ta kemi”, deklaroi Lushaku.