Kosova

Lumir Abdixhiku/ Detyra e ministrit për mua ishte nderë dhe privilegj

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka thënë se sot ishte dita e tij e fundit si ministër në detyrë.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se detyra e ministrit për të ishte nderë dhe privilegj, derisa ka publikuar fotografi me dy vajzat e tij. “Sot ishte dita ime e fundit në detyrë.

Por edhe dita e parë e rikthimit në normalitet.Me këto dyja shumëçka na ka mbetur në gjysmë. Do t’i vazhdojmë mu aty ku na kanë mbetë.


Detyra e ministrit ishte nder dhe privilegj. Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen e dhënë. Pasardhësve në, tani dy ministritë, u uroj sukses”, ka shkruar Abdixhiku

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483