Kosova

Lumezi takohet me Kolonel Paolo Pelosi, flasin për gjendjen e sigurisë në KosovëNga

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Komandantin e ri të Njësisë Multinacionale të Specializuar (MSU), të Karabinierëve Italian, në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, Kolonel Paolo Pelosi.

Në fillim të takimit, Kryeprokurori Lumezi, i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në misionin e ri Kolonelit Pelosi, me ç’rast e ka njoftuar atë me punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Në anën tjetër, koloneli Paolo Pelosi, duke e vlerësuar punën e Prokurorit të Shtetit, ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar sistemin prokurorial në të gjitha çështjet që karabinierët në kuadër të misionit të KFOR-it mund të kontribuojnë.

Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi dhe Koloneli Pelosi, biseduan edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë, me ç‘rast vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe u pajtuan që ky bashkëpunimin ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Njësisë Multinacionale të Specializuar të Karabinierëve Italian në kuadër të misionit të KFOR-it, të avancohet edhe në të ardhmen.

Në fund të takimit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka falënderuar Kolonelin, Paolo Pelosi, për kontributin dhe angazhimin e karabinierëve dhe KFOR-it, për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483