Kosova

Lumezi: Kemi kërkuar ndihmën e Amerikës për hetimin e rastit Dehari

Rasti i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016 do të hetohet edhe nga prokurorë dhe hetues ndërkombëtar.

Kreu i Prokurorisë së Shtetit tha se do të kërkojnë ndihmë nga Ambasada Amerikane, për hetimin dhe zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit .

“Kemi kërkuar prej Ambasadës Amerikane që të na sjellin ndonjë prokuror apo dikë që mund të na ndihmoj në hetimin e këtij rasti, në mënyrë që t’a zbardhim të vërtetën”, është shprehur Lumezi për arbresh,info.

Ai tha se Prokuroria e njëjtë, ajo e Prizrenit do ta hetoj këtë rast, por me ndihmën e ndërkombëtarëve .

“ E njëjta prokurori do ta hetoj rastin, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, dhe s’mundet ndonjë prokurori tjetër. Por do ta kërkojmë edhe ndihmën ndoshta të partnerëve ndërkombëtar me na ndihmua në hetimin e këtij rasti”, u shpreh kryeprokurori Lumezi.