KULTURË

Lumbardhi mbylli sezonin me Gaye Su Akyol

Të shtunën me 13 tetor u mbajt koncerti i Gaye Su Akyol me të cilin u përmbyll sezoni i koncerteve te LUMBARDHI!

Koncerti u hap nga bendi SYTЁ, ndërsa vazhdoi me performancën fantastike dhe atmosferën e krijuar nga Gaye Su Akyol dhe bendi i saj para një turme prej mbi 500 vetash.

Koncerti ishte i fundit i një programi të gjërë me mbi 16 koncerte fenomenale të bendeve ndërkombëtare dhe vendore te Lumbardhi. Programi përfshiu koncerte të zhanreve të ndryshme të muzikës si rock, punk, post punk, experimental, jazz, blues, muzikë klasike, pop etj.

AK/DK (UK) + Rreth (No Recess), Algiers (USA) + Tpame | Tvrame (No Recess), Don Antonio (IT) (No Recess), West Coast Symphony Orchestra (DAM Festival), The Noise Figures + Pinkmetal, Sonia and Maria Laburnie (Pirolo Kosovo), BACA (Shaqir Hoti, Ilir Bajri, Nesim Mexhuni), Visar Kuci Trio, Psychedelic Cinema Orchestra, Filarmonia e Kosoves ne Lumbardhi, Shpat Deda dhe Armend Xhaferi Duo, KUHN FU, No Border Orchestra (DAM Festival), Liburn Jupolli, HASHIMA, Tetris dhe Gaye Su Akyol ishin bendet dhe artistët që performuan te Lumbardhi nga Janari deri në Tetor të vitit 2018. /Kosova.info/