KULTURË

Lumbardhi lanson ‘Pluhurosur’ nga Somer Şpat

Në kuadër të programit QARK, Lumbardhi prezanton projektin “Pluhurosur” nga Somer Şpat.

Pluhurosur, përmes një libri që është punim dore nga vet artisti, sjellë në jetë një histori imagjinare të qytetit të Prizrenit, të krijuar përmes karaktereve fiktive, kapitujve të bazuar në imazhe arkivore, ditarëve dhe copëzave nga gazetat, duke mjegulluar kështu kufijtë mes reales dhe trillimit.

Pluhurosur filloi si një projekt kërkimor artistik mbi rëndësinë shoqërore të fotografive dhe historive të tyre nga vitet e 60-ta dhe të 70-ta në Prizren.

Lansimi i librit të bëhet në  Kino Bahçe me 24 April 202, nga ora 16:00 me 24 April 2021.

QARK është format bashkëpunimi me artistë, hulumtues dhe kuratorë për të korresponduar me kërkimet dhe programet e Lumbardhit. Duke përdorur procesin bashkëpunues si një mjet të të mësuarit kolektiv, QARK synon t’i formësojë mënyrat në të cilat Lumbardhi operon, zgjerohet dhe angazhohet me komunitetin artistik dhe kërkimor.

QARK u përkrah nga Fondi Ndërkombëtar i Ndihmës i Zyrës Federale të Punëve të Jashtme Gjermane, Instituti Goethe dhe partnerë të tjerë. /Kosova.info/