Kosova

‘Lum Buroja që e lindi…”, jehon kënga për Hashim Thaçin dhe të tjerët në një dasmë

Këngëtari Bajram Gigolli ka kënduar një këngë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në një aheng familjar. Kënga që ka kënduar ai titullohet ‘Liria ka emër’.

Në ahengje familjare si në dasma e ceremoni të tjera, zakonisht këndohen edhe këngë patriotike që i kushtohen heronjve.

Nga Skënderbeu e deri tek Adem Jashari, janë këngët që këndohen në sofrat e burrave.

Së fundi në një dasmë në Kosovë i është kënduar çlirimtarëve që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Këngëtari Bajram Gigolli i ka kënduar një këngë ish-krerëve të UÇK’së, me titullin ‘Liria ka emër’. Në këngë përmendet, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në njërën prej strofave të kësaj kënge ku këndohet për Thaçin, thuhet kështu: “Tash po i këndoj trimat me rend, Hashim Thaçi president, lum Buroja që e lindi, lum Drenica që e rriti, lum Kosova e lum Shqipnia, me ty emër ka liria”.

Gjithashtu në këngë përmendet edhe Kadri Veseli.

“UÇK’së kush ia mbron nderin, komandant Kadri Veseli”, thuhet në një pjesë të këngës.

VIDEO