Kosova

Lul Raka dhe Arbër Shehu përgjigjen në pyetjet më të shpeshta rreth variantit Delta dhe vaksinave

Arbër Shehu i cili është hulumtues mjekësor në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me mikrobiologun në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Lul Raka, i janë përgjigjur pyetjeve më të shpeshta në lidhje me rëndësinë e vaksinimit dhe variantit të fundit DELTA.

Sipas tyre, hulumtimet klinike dhe ato në “botën reale” kanë treguar se vaksinat e krijuara kundër këtij virusi janë të sigurta dhe efektive në parandalimin e vdekjes dhe hospitalizimit, varësisht nga grup-mosha dhe sëmundjet e caktuara.