SPORT

Lukaku: Jam i lumtur te Interi dhe me fat që punoj me një trajner si Conte

Romelu Lukaku shënoi në fitoren 2-0 të Interit ndaj Milanit në Derby della Madonnina dhe përsëri lavdëroi trajnerin Antonio Conte.

Goli i Marcelo Brozovicit hapi rezultatin dhe Lukaku dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Nicolo Barella për të vulosur fitoren e katërt radhazi në Serie A.

“Raporti im me Conten është shumë i fortë, pasi ai është një trajner që me ndihmon vërtet”, ka thënë fillimisht Lukaku për DAZN.

“Në moshën 26 vjeç, dua një trajner si ky, i cili më ndihmon çdo ditë dhe më jep motivim”.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam duke punuar me të”.

“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, por kemi një lojë tjetër shumë të vështirë kundër Lazios. Ne jemi të kënaqur me tre pikët”.Lexo po ashtu:

“Loja me Slavia Pragën ishte e vështirë, por ne u përgatitëm mirë për sonte (dje) dhe i dhamë një përgjigje të fortë”.

“Nuk dua të flas për titullin tani, ne e marrim atë ndeshje pas ndeshje”, përfundoi sulmuesi belg. /Telegrafi/