Luis Enrique i bindur se PSG mund ta eliminojë Barcelonën

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka shfaqur bindjen se skuadra e tij mund ta përmbysë Barcelonën në çerekfinale të Champions League.

Pas fitores së ngushtë 3-2 në Paris në ndeshjen e parë, PSG po përpiqet ta zhbëjë avantazhin e Barcelonës dhe ta sigurojë vendin në raundin tjetër. 

“Unë nuk kam asnjë dyshim se ne mund ta kthejmë atë dhe se do ta bëjmë. Ky është objektivi im”, ka thënë trajneri spanjoll i skuadrës franceze. “PSG nuk është kthyer kurrë për të fituar pasi ka humbur ndeshjen e parë, por nesër është dita. Ne jemi të sigurt për atë që duam të bëjmë dhe mendoj se jemi në një moment të mirë”.

Në vitin 2017 Luis Enrique ishte trajner te Barcelona dhe atëbotë skuadra e tij e kishte përmbysur pikërisht PSG-në, duke e mposhtur në ndeshjen e dytë me rezultat 6-1, pasi në ndeshjen e parë kishte pësuar humbje me rezultat 4-0. 

Go to TOP