Kosova

“Lufta” për një ministri: Isa Mustafa po e rrezikon arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës me VV-në!

Edhe pse lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kishte paralajmëruar ditën kur u certifikua rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit se qysh nga e hëna (sot) do ta kenë gati marrëveshjen për bashkëqeverisje me LDK-në, duket se një gjë e tillë ende është larg.

Ndonëse sot, dy herë radhazi Isa Mustafa e Albin Kurti patën takime kokë me kokë, kjo nuk mjaftoj për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Mirëpo, siç nga burime të Portalit Veriu.info mësohet se  e gjithë “lufta” është për një ministri.

Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon që t’i ketë kryetarin e Kuvendit, 6 ministri dhe në momentin që e marrin edhe postin e presidentit, 1 ministri t’ia kthejnë Vetëvendosjes, duke u bazuar 5 me 5 sa i përket dikastereve qeveritare, partia e Kurtit ka një tjetër kërkesë.

Kjo parti po kërkon që derisa të zgjedhet Isa Mustafa president t’i kenë dy partitë nga 5 ministri, dhe në momentin që LDK e merr presidentin, Vetëvendosje t’i ketë 6 ministri dhe kryeministrin, pra 1 ministri më shumë se sa Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Pra, e gjithë lufta po zhvillohet se kush do ta ketë një ministri më shumë”, tha ky burim i Veriu.info, transmeton Kosova.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.