Kosova

“Lufta” për merita mes Fatmir Limajt e Enver Hoxhajt

Kanë mbetur edhe pak orë prej se kur autostrada “Arbën Xhaferi” e cila lidh Prishtinën me Shkupin të përurohet, shkruan .

Mirëpo, ngjashëm sikurse me taksën, edhe kësaj radhe kur në pyetje janë projektet e mëdha ka filluar edhe lufta për merita.

Ishte nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj i cili gjatë ditës së djeshme tha se ky projekt është një ide dhe vision i PDK-së i projektuar më 2007.

“Nesër do ta inaugurojmë autostradën “Arbën Xhaferi”, një ide dhe vision i PDK-së i projektuar më 2007, që po kompletohet tani. Kjo autostradë ka rëndësi strategjike sepse na afron me një vend fqinj që e kemi aleat dhe mbështetës, i afron popujt tanë dhe krijon mundësi zhvillimi dhe komunikimi edhe më intensiv”, tha Hoxhaj gjatë ditës së djeshme.

Kurse sot, i pari i nismës për Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se ndihet mirë që një projekt i vitit 2007 në kohën kur ka qenë edhe ministër i Transportit po finalizohet sot.

“Të nderuar qytetarë, pak orë na ndajnë nga përurimi i autostradës “Arben Xhaferi”, autostradë kjo që do ta lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do ta lidhë Kosovën me vendet fqinje. Ndjehem mirë që sot po finalizohet një projekt madhor dhe strategjik i ideuar dhe projektuar në vitin 2007 në kohën kur e drejtoja Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomit. Pas “Rrugës së Kombit”, autostrada “Arben Xhaferi”, është projekti më strategjik i cili e ofron Kosovën me rajonin.Urime qytetarëve të Kosovës për këtë projekt madhor.(Foto e vitit 2010, koha kur drejtoja Ministrinë e Transportit kur ishte ideuar dhe projektuar ndërtimi i kësaj)”, ka shkruar Limaj.
Përurimi do të bëhët sot nga kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa të ftuar do të jenë edhe krerë të shteteve fqinje.