Bota

Lufta me dronë për Nagorno-Karabak

Dronë të prodhuar në Turqi dhe Izrael, si dhe më pak të sofistikuar dronë nga Rusia, janë duke u përdorur nga Azerbajxhani brenda dhe jashtë territorit të shkëputur të Nagorno-Karabakut.

Sipas raportimeve, Turqia ka dislokuar dronë të tillë edhe në konfliktet në Irak, Libi dhe Siri.

Mirëpo, Azerbajxhani po përballet me kritika nga ndërkombëtarët për përdorimin e tyre në konflikt derisa numri i viktimave civile po rritet.