SHËNDETËSIA

Lufta me Covid-19, Klinika Infektive po trajton pacientë nga 80 deri tek 20 vjeçarët

Infektologu Shemsedin Dreshaj ka thënë se pacientët të cilët rezultojnë pozitivë me koronavirus, pavarësisht rritjes së numrit të tyre, do ta marrin trajtimin e duhur nga personeli shëndetësor.

Dreshaj ka treguar për kapacitetet e Klinikës Infektive, nëse ka valë të re të rasteve të mëdha me  Covid-19, njofton Klan Kosova.

”Nëse ngarkohen resurset përtej mundësisë së përballimit, atëherë janë profesionet tjera mjekësore, të cilët do të kyqen në asistencë”.

”Mjekësia mund të durojë si ka duruar me vite të tëra. Me vite të tëra shumë pandemi dhe epidemi i kemi tejkalu. Mendoj që edhe këtë pandemi do ta tejkalojmë e do të dalim faqebardhë”.

Për Klan Kosovën, infektologu Shemsedin Dreshaj ripërsëriti që mosrespektimi i masave i popullatës, mbetet ende problemi kryesor në luftën e pandemisë.

”Ajo çka është për tu brengosur është një mosrespektim i masave nga popullata e gjerë: përdorimi i maskave dhe distanca”.

”Fatkeqësisht kemi disa raste që na kanë shpërthyer nëpër institucione shtetërore. Nëse dilni në shëtitore të rrallë janë personat që bartin maskën e të rrallë janë po ashtu ata që gjenden në lokale përbrenda”.

Pacientët e cilës moshë janë të shtrirë në Klinikën e Infektive si pasojë e Covid-19?

”Në Klinikën Infektive janë të shtrirë pacientë të të gjitha moshave, nga mosha 80 vjeçare e deri tek mosha 20 vjeçe”.

”Infektologu Dreshaj ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka të shtrirë si pasojë e virusit ndonjë grua shtatzëne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.