Bota

Lufta frontale e Trump sjell Bill Gate në Europë, aleancë e re me BE pa SHBA për vaksinën

Teksa Amerika po investigon shumë majtisto-globalistë dhe Bill Gate për Krime ndaj Njerëzimit dhe të tjera akte penale, këta “të dëbuar” nga Trump dhe amerikanët, në pamundësi për të realizuar në SHBA planet diabolike, zbarkuan në Europë.

Fushatë “globale” po përgatisin Kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe miliarderi Bill Gates, ditën e hënë, më 4 maj 2020, në Bruksel për të dhënë kontribute në kërkim të vaksinës së Coronovirus-it, por pa pjesëmarrjen e Amerikës.

Organizatorja e kësaj “maratone në rrjetin elektronik”, Kryetarja e Komisionit Europian, ka vënë si objektiv grumbullimin e 7,5 miliardë Eurove, apo 8 miliardë dollarëve.

Por ky do të jetë vetëm “fillimi”, sepse “do të duhen edhe më shumë të holla”, lënë të nënkuptohet në deklaratat e tyre, instancat e BE-së.

Kryetarja e Komisionit Europian është në mbështetje të Fondacionit “Bill & Melinda Gate”, që do të përfshihet në aksionin për mbledhjen e fondeve, të cilat më pas ky Fondacion do i japë edhe në disa qendra të tjera kërkimi shkencor, nën vartësinë e tij, për përgatitjen e vaksinës.

Miliarderi amerikan që ka dalë të mbledhë miliarda në Europë, njëkohësisht “filantrop” (antropokton), po i vë në rresht europianët tashmë, me vullnetin dhe kontributin e drejtuesve (marjoneta) të disa shteteve të Unionit Europian “të zgjatur”.

Kryetarja e Komisionit Europian po nxit edhe Kishat që të bashkëpunojnë me Udhëheqësit e sheteve që të mund të arrihet unifikimi në mendim dhe veprim, për të bërë të mundur vaksinën / vaksinimin.

Nga kjo maratonë përjashtohet Amerika. Kryetarja e Komisionit Europian mes zëdhënësish ka deklaruar se ka kontaktuar me Shtëpinë e Bardhë, por ka marrë përgjigje negative dhe të prerë, për mospjesëmarrje të Amerikës.

“Duhet ta bëjmë patjetër vaksinën dhe duhet të përpiqemi të mos jetë shumë e shtrenjtë” – ka thënë Kryetarja e Komisionit Europian.

(Na e këputi shpirtin barbarja, mëma e korrupsionit gjerman, që e hoqën nga ministre për vjedhje. O Perëndi kush e drejton Europën plakë.)

Ajo uroi para pak orësh, që vaksina të mund të jetë gati deri në vjeshtë dhe nëse kjo do të arrihej, do të ishte një fitore e madhe.

Fondacioni i Bill Gate dhe kompania “Inovio” (e interesave të Gate) duket se do të jenë ‘kullufitësit’ e shumave marramendëse që kanë vënë synim të mbledhin nga Europa e vuajtur.

.Amerikanë të Trumpit ju dua shumë, por sa shumë ju vlerësoj!

Europianë mjeranë, kokat poshtë, hapni kuletën/portofolin të hënën, hiquani fëmijëve kafshatën dhe jepni kontributin tuaj për Bill-in dhe Ursulën.

Ursula ka qënë ministre me skandale korruptive në Gjermani(sa për kujtesë sërish, se duhen thënë ca gjëra për këto marjonetat e gjermano-lindores Kasner / Merkel, se harron populli, e ka këtë të keqe.)

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.