Show Biz

Luana Vjollca/ Koha për setin e ri

Këngëtarja dhe njëherësh prezantuesja, Luana Vjollca, është njëra nga më të përfolurat në estradën shqiptare.

Profilet në rrjetet sociale në shumicën e rasteve janë të mbushura me fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, përmes disa postimeve në Instagram, Luana duket se është duke përgatitur një set të ri për të gjithë fansat e saj.

“Koha për setin e ri, më në fund”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Ajo për momentin gjendet në kryeqytetin e Kosovës, duke bashkëpunuar me grimerë e floktarë të vendit tonë.

View this post on Instagram

Finally back on shooting!! 🎬

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Në kohë të pandemisë coronavirus, ajo ka qenë e izoluar në shtëpinë e saj, teksa ka shpërndarë imazhe të ndryshme atraktive.