Show Biz

Luana Vjollca ka gati projektin e ri muzikor

Këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, para një muaji solli projektin e saj të fundit “Boll u bo tu vujt” në bashkëpunim me këngëtarin Ramadan Krasniqi, i njohur me emrin artistik si Dani.

Dhe tani, biondja sërish ka bërë të ditur se po vjen me këngë të re, ndërsa edhe ky projekt i saj do jetë bashkëpunim, por që akoma nuk ka treguar detaje për publikun.

Moderatorja e shndërruar në këngëtare i ka publikuar disa sekuenca të projektit të ri, që pritet të prezantohet sot (e hënë) para fansave të saj.

Sido që të jetë, bukuroshja 27 vjeçare, ka bërë bujë këto kohë më projektet dhe bashkëpunimet që ka sjellë.

Ajo po vazhdon të jetë aktive në muzikë pavarësisht angazhimeve të tjera që ka në karrierë.