Show Biz

Luana nis klipin e ri, zbulon pak pamje

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft e angazhuar me projektin e saj televiziv.

Megjithatë, kjo nuk po e ndalon të punojë në projekte të tjera dhe siç shihet ajo është në finalizim të këngës së re. Të paktën, kështu lë të kuptohet me postimet e fundit që ka ndarë me fansat e saj në rrjetin social, Instagram.

Imazhet në fjalë tregojnë pamje nga xhirimet e klipit të saj të ri, ndërsa vjen mjaft atraktive dhe në formë në pozën para pasqyrës.

“Diçka e madhe po vjen”, ka shkruar në tjetrin postim moderatorja Vjollca.

Megjithëse nuk ka zbuluar detaje më shumë, nuk ka dyshim se do të dalë diçka e bukur nga ana e saj.

Kënga e fundit e lansuar nga Luana mban titullin “Ti amo”, e cila është xhiruar tërësisht me telefon dhe në platformën YouTube ka kaluar shifrën e 1.3 milion klikimeve.

Nga ana tjetër, biondja javë më parë filloi emisionin “Shiko kush Luan”, ku çdo javë sjell gjëra të veçanta dhe puntata nga më të ndryshmet.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483