SPORT

Luajti pak minuta, ky është reagimi i Muriqit pas fitores së Lazios në Ligën e Kampionëve

Lazio mbrëmë e mposhti Zenitin me rezultat 3-1 në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

Vedat Muriqi këtë ndeshje e nisi nga banka rezervë, duke u inkuadruar në lojë në minutën e 81-të.

Për ato minuta sa ishte në fushë Muriqi kishte një rast shumë të mirë për të shënuar, por portieri i skuadrës ruse priti gjuajtjen e tij.

Sulmuesi kosovar sot ka reaguar në rrjetet sociale, duke e konsideruar fitoren ndaj Zenitit si shumë të rëndësishme.

“Lojë e shkëlqyer, fitore e rëndësishme,” ka shkruar Muriqi në Facebook.