Rajoni

LSDM: Siljanovska pranoi se nuk e njeh shtetin

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “kandidatja e Hristijan Mickoskit dhe OBRM-PDUKM, Gordana Siljanovska pranoi se nuk e njeh popullin”.

“Siljanovska pranoi se për herë tv parë po njihet me fshatrat dhe qytetet e vendit tonë dhe se deri tash nuk e ka ditur se si janë qytetarët që jetojnë me to”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më herë,t shtojnë nga LSDM, Siljanovska pranoi se nuk beson në vetë sloganin e fushatës dhe pranoi se të tjerë e kanë zgjedhur ndërsa kjo vetëm e ka pranuar.

“Qytetarët nuk do të lejojnë kandidat që nuk i njeh fshatrat dhe qytetet, që nuk e njeh vet popullin të hyjë në krye të shtetit”, thonë nga LSDM duke përmendur se qytetarët do të zgjedhin kryetarin e vërtetë duke zgjedhur Stevo Pendarovskin.