Rajoni

LSDM: Opozita i ka bllokuar masat për parandalimin e COVID -19

Partia maqedonase në pushtet LSDM, e akuzon OBRM-PDUKM-në për moskujdes ndaj shëndetit të qytetarëve.

Nga LSDM thonë se që nga fillimi i pandemisë, OBRM-PDUKM-ja aktron se kujdeset për qytetarët dhe sipas tyre, sillet në mënyrës destruktive.

“Ata bëjnë pengesa dhe i kritikojnë dhe bllokojnë të gjitha hapat për menaxhimin me krizën më të madhe shëndetësore dhe ekonomike. Nëse për OBRM-PDUKM-në do të ishte i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve, nuk do ta bllokonin me javë sjelljen e masave të reja për parandalimin e virusit. Me bllokimin e masave, të cilat janë të ngjashme me të gjitha shtetet, OBRM-PDUKM e rrezikon shëndetin e qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Më tej ata shtojnë se për këtë arsye, OBRM-PDUKM do të jetë në opozitë edhe më tej.