Bota

Studentja kishte qëlluar numrat e lotarisë prej 210 milionë euro, por kishte harruar të blinte biletën

Një studente 19-vjeçare mendoi se ajo kishte fituar një çmim të parë të madh prej 182 milionë funtesh (210 milionë euro) derisa e kuptoi se kishte harruar të blinte biletën e saj javore.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Rachel Kennedy nga Hertfordshire – Angli, e cila tha se ishte gati të çmendej nga entuziazmi kur të gjithë numrat e saj u gjenden në shortin e së premtes.

Studentja e Universitetit Brighton thotë se ajo luan me të njëjtët numra çdo javë dhe ishte në ekstazë me fitoren.

Por kur ajo thirri për të konfirmuar fitoren e saj, asaj iu tha se kishte harruar të blinte një biletë atë javë.

Rasheli tha se ishte shumë e zënë me punën e saj universitare, saqë i kishte rënë në mendje për të hyrë bërë një gjë të tillë.

I dashuri i saj Liam ndau zhgënjimin e tyre në Twitter, duke shkruar: ‘Kur Zonja juaj vendos të mos luajë në EuroMillons … dhe të 7 numrat e saj të zakonshëm dalin në dritë’.

Liam tregoi fotografitë e një bilete që Rachel kishte blerë javën e kaluar me numrat që përputheshin me shortin e fundit.

Rasheli i tha LadBible: “Gjithçka ndodh për një arsye megjithatë, ne nuk jemi më të pasur ose më të varfër se sa ishim këtë mëngjes”.

“Shpresojmë që të kenë shkuar tek dikush që ka shumë nevojë për to”.

Jackpoti i së premtes së fundit i Euromillions thuhet se ishte “rrotulluar” pesë herë dhe është fituar nga një njeri në Zvicër.