Show Biz

Loredana reagon pas intervistës së fundit të Mozzikut për gazetën zvicerane

Reperi i njohur me prejardhje nga Ferizaj, Gramoz Aliu, apo i njohur si Mozzik ka dhënë së fundmi intervistë për një prej të përditshmëve më të lexuara zvicerane, “20 minuten”.

Ai ka folur për herë të parë pas ndarjes me ish-bashkëshorten e tij me të cilën kanë edhe një vajzë, duke komentuar edhe për skandalin që ndodhi në Zvicër me disa mijëra franga që dyshohet se Loredana ia mori një çifti.

Megjithatë, reperi për asnjë moment nuk i kurseu fjalët e mira për Loredanën, duke thënë se kanë kaluar çaste të ëmbla së bashku.

“Kemi shkruar së bashku në Instagram dhe mendoj se është grua e shkëlqyer. Prita një javë dhe kemi shkruar përsëri. Në ditën e Shën Valentinit katër vite më parë, u takuam. Shkuam në një restorant dhe na shikuan të gjithë. Jemi ndarë sepse nuk funksionoi më, janë gjëra private, kjo mund të ju ndodhë të gjithëve. Koha me Loredanën ishte e shkëlqyeshme. Por ndonjëherë ka një moment të tillë në jetë – kjo është kur u ndava me Lorin. Atë do ta respektoj për një jetë të tërë”, ka thënë Mozzik, transmeton Kosova.info.

Pas kësaj interviste të tij, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Loredana, e cila publikoi në InstaStory një video të gazetës “20 minuten”, të cilën po e mbante në duar.

Kujtojmë që ka qenë pikërisht kjo gazetë, ajo e cila ka raportuar e para mbi skandalin e madh të reperes me çiftin zviceran, të cilët e akuzojnë për zhvatje dhe kanosje.

“Është koha me lexu pak gazetë, si zakonisht aty është gazeta ’20 Minuten’ që gjithmonë bënë reklamë në emrin tim”, dëgjohet duke thënë përgjatë videos reperja Zefi.

Nuk dihet nëse një gjë të tillë ajo e ka thënë me thumbim ndaj gazetës, e cila ka raportuar në vazhdimësi për skandalin e saj, apo vërtetë ka krijuar një mendim të mirë për të, marrë parasysh faktin që ajo ka intervistuar ish-partnerin e saj.

Mozzik

Gepostet von N’Rm I am Freitag, 22. November 2019

Sido që të jetë, vetëm pak orë më vonë, Loredana vendosi ta fshijë nga InstaStory këtë video.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483