Show Biz

Loredana dhe Mozzik e kanë falur njëri-tjetrin? Postimi i fundit i tij shton dyshimet për ribashkim

Që një kohë të gjatë, çifti Loredana dhe Mozzik komentohen për një bashkim të mundshëm.

Muajt e fundit dyshja janë parë shumë herë bashkë, por që asnjeri nga ta nuk ka folur publikisht për këtë çështje.

Por,  postimi i fundit i Mozzik, shton dyshimet për një ribashkim të mundshëm pasi ai ka postuar disa thenje në llogarinë e tij personale në “Instagram”.

“Marrëdhëniet bëhen më të forta kur të dy njerëzit janë të gatshëm të kuptojnë gabimet dhe të falin njëri-tjetrin”, shkruan në njërën nga thenjet e postuara në “Instastory”.

Ndërsa ë një intervistë muajin e kaluar, Loredana kishte deklaruar se ata e kuptojnë njëri-tjetrin , dhe që janë bashkë për vajzën e tyre Hanën./Express/