Show Biz

Londër/ Dua Lipa ndan imazhe nga protesta

Vrasja e paprecedentë e afro-amerikanit George Floyd ka bërë që artistët ndërkombëtarë të startojnë me fushata dhe donacione të ndryshme kundër racizmit.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është njëra prej tyre, e cila vazhdimisht ndan mesazhe sensibilizuese.

View this post on Instagram

LONDON 🖤 #BlackLivesMatter

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, krijuesja e hitit “New Rules” ka publikuar disa imazhe nga protesta e mbajtur në Londër.

“Londër, ‘Black Lives Matter’ (Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi)”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Dua së bashku me familjen e saj jetojnë në Britaninë e Madhe prej kohësh, aty ku edhe e filloi karrierën e saj muzikore.

Kujtojmë se George Floyd është njëri nga të vrarët nga një polic në Minneapolis, që shkaktoi polemika nga komunitete të shumta në mbarë botë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483