SPORT

Lojtari i Kroacisë turpëron argjentinasit: Rrëzoheshin dhe qanin si vajza të vogla

Këtë të bën të mendosh fjalët e lojtarit kroat Vrsaljko, i cili është treguar i pamëshirshëm për argjentinasit.

“Kanë thënë se do të dominonin kundër nesh? Nuk e di se çfarë ndeshjesh shikojnë ata”, ka thënë Vrsaljko.

“Kemi qenë më të mirë dhe kemi krijuar rastet më të pastra. Ata do të duhet të luajnë më mirë në ndeshjen e ardhshme, nëse duan të kualifikohen”, shtoi kroati.

Më pas ka ardhur sulmi ndaj lojtarëve: “Rrëzoheshin dhe qanin si vajza të vogla”, ka përfunduar ylli i Atletikos së Madridit, Vrsaljko.