Lojë e bukur dhe një gol i shënuar në ndeshjen ndërmjet PSG dhe City

Paris Saint-Germaini e ka mbyllur me epërsi prej një goli pjesën e parë të ndeshjes kundër Manchester Cityt në Parc des Princes.

Neymar nuk arriti ta godiste një top në zonë që shkoi drejt Idrissa Gueye, i cili e nguliti në rrjetë.

Në minutat në vazhdim, skuadra mysafire filloi ta kërkonte golin e barazimit dhe rrezikoi përmes Bernardo Silva dhe Raheem Sterling.

Nikoqirët u rikthyen me dy shanse të krijuara nga Kylian Mbappe, i cili vendosi të pasonte për bashkëlojtarët e që nuk u konkretizuan.

Skuadrat shkuan në pushim me avantazhin e ekipit nikoqir (1-0) dhe pritet të shihet si do të jetë rrjedha e takimit në fraksionin e dytë.

Go to TOP