Hi Tech

Loja që po i tërheqë aq shumë të pasionuarit pas betejave online (Video)

Ubisoft e ka zhvilluar një video-lojë të re, që luhet në një zonë të hapur, për dallim prej Assassin’s Creed Odyssey  dhe Ghost Recon: Breakpoint, që ndodhët në hapësira të mbyllura.

Në Gods and Monsters , është një betejë mes perëndive greke dhe demonëve, si një luftë në kufijtë mes mitologjisë greke dhe legjendave të Odisesë.

Sipas krijuesve të kësaj video-loje, betejat janë frymëzuar nga The Legend of Zelda: Breath of the Wild, derisa lojtarët duhet të bëjnë përpjekje për mbijetesë, megjithëse gjithçka ndodhë në një kohë shumë të largët.

Rezolucioni lartë i shfaqë figurat me ngjyra të fuqishme, derisa peizazhet që ndodhet në sfond, kanë po ashtu shumëllojshmëri ngjyrash.

Deri më tani, Ubisoft nuk ka dhënë specifika të video-lojës Gods and Monsters, por njoftoi se do të lansohet më 25 shkurt, në dispozicion për të gjitha platformat e video-lojërave. /Telegrafi/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483