Kosova

Lobi Euro-atlantik shqiptar: Planin 9 pikësh i Lajcakut katastrofë për Kosovën, Hyseni në negociata po zhvillon takime private me përfaqësuesin serb

Takimet ndërmjet koordinatorit të Qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti, për bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,nga Lobi euro-atlantik shqiptar  po shihen si shumë të rrezikshem dhe pa mandat nga partitë parlamentare që janë në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i këtij lobi Shukri Ymeri, në një komunikata ka shkruar se takimet Skender Hyseni, në këtë dialog janë shqetësuese, jo transparente dhe më shumë po shihen si private dhe asesi në emër të popullit. Sipas Ymerit, Hyseni nuk ka mandat të bisedojë për ku denoncohen krimet e luftes nga ana e Serbise, dhe zgjedhja e fatit të të pagjeturve.

Poashtu ai ka thënë se plani nëntë pikësh i përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcka, është një katastrofë që po i përegatitet Kosovës.

Komunikata e plotë:

Lobi euro-atlantik shqiptar, është duke i përcjellë me shqetësim të lartë këto takimet e ashtuquajtura për dialog në Bruksel, të cilat janë tërësisht jo-transparente dhe më shumë duken si takime private  të z. Hysenit, se sa takime në emër të popullit të Kosovës, për denoncimin e krimeve të luftës të Serbisë dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

I autorizuari për dialog z. Hyseni, nuk mund të zhvillojë negociata me Serbinë në emër të Kosovës pa miratim të Kuvendit të Kosovës dhe pa miratimin e të gjitha subjekteve politike shqiptare.

Plani nëntë pikësh i z. Lajcak i publikuar në shumicën e mediave vendore dhe atyre në rajon, është një katastrofë që duket që po i përgatitet Kosovës. Kosova në asnjë mënyrë nuk mund të trajtohet në atë formë. Kjo është një përpjeke për ta balancuar agresorin me viktimën dhe tenton që ta kthej Kosovën në një Bonje të dytë ku asgjë nuk funksionon.

Tema e ri-kolonizimit të Kosovës përmes marrëveshjeve në Bruksel nuk do të pranohet asnjëherë. Serbia me shekuj ka zbatuar plane për zhvendosjen e popullit shqiptar që kanë pasur shtrirje në të gjithë Ballkanin e deri përtej Nishit dhe të popullohen këto troje me kolonë serb.

Këto takime duhet të ndalen menjëherë dhe të kërkohet mandati i veçantë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për këtë çështje. Mërgata shqiptare do ta kundërshtojë fuqishëm dëmtimin e Kosovës përmes këtyre bisedimeve.

Shukri Ymeri Kryetar i Lobit Euro-atlantik Shqiptar

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.