Kosova

Kancelari më i ri në Gjermani, Leonard Mulaku, aderon në LDK

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka mirëpritur 15 vjeçarin nga Gjermania, Leonard Mulaku.

Kryetari Mustafa i uroi mirë se ardhje Leonardit i cili ka ardhur dje nga Gjermani për t’u anëtarësuar në LDK. 

Gjatë takimit u diskutua kryesisht për sfidat e të rinjve në Kosovë dhe programin e LDK-së. 

Leonardi është 15 vjeçar i cili u zgjedh kancelari më i ri në moshë, pasi që ka qenë në praktikë në zyrën e kancelares, Angela Merkel. 

“Të rinjtë si Leonardi, janë prioritet i LDK-së, prandaj përvojat e tij janë të mirë se ardhura tek ne. Bashkë me të dhe me shumë të rinj, LDK po forcohet dhe do të vazhdoj të ofroj hapësirën dhe qeverisjen më të mirë”, thuhet në komunikatën për media të LDK-së. /Kosova.info