Kosova

LLuka: Kostoja e shpronësimit dallon nga fshati Hade dhe Shipitullë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka theksuar se është krijuar një komision vlerësues i përbërë nga të gjithë akterët relevant dhe shoqëria civile për ë vlerësuar gjendjen e shpronësimit të fshatrave Hade dhe Shipitullë.

Në komisionin për të drejtat e njeriut, ai ka bërë të ditur se kostoja e shpronësimit është rritur, për arsye të ndryshme.

Ai ka përmendur se dallon vlera e pronave të Hadës dhe Shipitullës, pasi që thëngjilli dhe minierat dallojnë nga fshati në fshat.

Megjithatë, ai premtoj se shumë shpejtë komisioni vlerësues do të dal me rekomandime për kërkesat e fshatarëve për shpronësim të këtyre dy fshatrave. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.