Llapjani sulmoi fizikisht tre policë, i bëri për spital

Një person është arrestuar pasi i njëjti i ka kërcënuar si dhe i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, të cilët më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:30 në rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti i ka kanosur verbalisht si dhe i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarët policorë me ç ‘rast kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP