
Llapi ka mposhtur Trepçën ’89 4 me 1 në xhiron e 30-të të Superligës së Kosovës duke shfrytëzuar barazimin e djeshëm të Prishtinës me Dritën për ta barazuar me pikë e për të kaluar në pozitën e dytë në tabelë.
Ahmed Januzi shënoi hat-trick, ndërsa Behar Maliqi kontribuoi me një tjetër gol në fitoren e thellë të ekipit të Tahir Batatinas. Traore shënoi golin e vetëm për mitrovicasit.
Në tabelë, Llapi tani ka 69 pikë aq sa ka edhe Prishtina. Lider mbetet Feronikeli me 71 pikë, me tri ndeshje deri në fund të sezonit.

add a comment