SPORT

Llapi e Liria fituan në udhëtim

Kanë përfunduar katër ndeshje në kuadër të javës së 21-të që u zhvilluan sot në IPKO Superligë. Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim në duel me Gjilanin, me rezultat 1:0. Për tri pikë të llapjanëve u përkujdes Elvis Prençi, i cili realizoi në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndërkohë, pikë të mëdha ka arkëtuar edhe Liria në luftën për mbijetesë, duke e mposhtur Trepçën’89, në Mitrovicë, me rezultat 2:1. Golat në këtë ndeshje i shënuan Fetahaj e Mustafa për Lirinë, ndërkohë për Trepçën 89 shënoi Gava.

Ndërkohë, tri pikë si vendase i arkëtoi Ferizaj, që e mposhti KEK-un, me rezultat 4:1. Shabani shënoi 2 herë, derisa me nga një gol kontribuuan Gashi e Demiri, derisa golin e vetëm për KEK-un e shënoi Hajdini.

Ndeshja e vetme që u mbyll pa fitues ishte ajo në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ku Drenica dhe Flamurtari u ndanë baras 1:1. Golat në ndeshje u shënuan nga Nicholas Andrews për vendasit dhe Egzon Krasniqi për mysafirët.

Kjo javë mbyllet me ndeshjen derbi ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit, që zhvillohet sot në orën 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.