EKONOMI

Llamkosi po shitet

4.8 milionë euro është çmimi minimal për asetet e fabrikws “Llamkos” në Vushtrri, që ka në pronësi rreth 18 hektarë tokë, ndërtesa, linjën e prodhimit, si dhe makineri e pajisje. Në ankandin publik që do të mbahet sot (e hënën), kanë konkurruar 4 kompani.

Punëtorët shpresojnë të mos i ndryshohet destinimi, ndërsa këtë e ka kërkuar edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Janë 20 kreditorë të “Llamkosit” të cilët kërkojnë hise, në mesin e tyre edhe rreth 500 punëtorët të cilët nuk kanë marrë pagat e tyre për më shumë se 19 muaj dhe ato arrijnë shumën në 2.3 milionë euro.

Punëtorët e “Llamkosit”, si dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë kanë kërkuar që blerësi eventual të mos e ndryshojë destinimin për shkak se rrezikohen vendet e punës së 500 punëtorëve.