Lladrovci reagon pas “dramës” së kryetarit të Kamenicës në mbledhjen e AKK: “Me majt thmija shpi, Kola jem i man tri”

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se sot në mbledhjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës “për herë të parë” është theksuar ndarja politike e kryetarëve.

Këtë, Lladrovci, thotë se e bëri kryetari i një komune nga Vetëvendosje.

“Nuk nënshtrohet Asociacioni i Komunave të Kosovës! “Me majtë thmija shpi, Kola jem i man tri”, është përshkrimi më i përafërt i fillimit të mbledhjes së sotme të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK). Për herë të parë (në këto shtatë vjet sa jam pjesë e AKK) në mbledhje të theksohet ndarja politike e kryetarëve. Këtë e bëri me “dramacitet”, njëri kryetar komune nga partia Vv, duke bërë akuza sa pa vend, aq edhe qesharake.”

Lladrovci ka thënë se AKK ka dëshmuar kompetencë dhe përkushtim.

“AKK ka dëshmuar kompetencë dhe përkushtim, duke arsyetuar plotësisht ekzistencën e vet si OJQ, në dobi të komunave, e vlerësuar lart edhe nga institucionet kredibile ndërkombëtare. Asociacioni ka qenë dhe është ndihmesë e madhe për komunat, për unifikimin e interesave, qëndrimeve dhe bashkëpunimit të komunave me nivelin qendror, njëherësh duke artikuluar interesat e komunave, duke këshilluar dhe aftësuar personelin rreth ligjeve dhe fushave respektive.”

Ai ka thënë se tendenca për të nënshtruar AKK’në nuk kalon.

“Tendenca për të nënshtruar AKK-në, nuk kalon. Kah jeni nisur o djem?”

Go to TOP