Zgjedhjet 2021

Lladrovci i thotë Limajt: Jam i hapur të ballafaqohem para kamerave

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka kritikuar sërish kryetarin e partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

Llardrovci i cili më herët e ka akuzuar Limajn se i është shmangur betejës së Llapushnikut, ka thënë se është i gatshëm që të ballafaqohet me të edhe para kamerave.

“Dy të vërteta që i kam thënë, rreth një protagonisti, nuk mund të kontestohen, sepse janë të vërteta. Këtë ‘trim të fushatave’ e kam quajtur më herët ‘teneqe’ dhe e kam prekur pak me ‘tërheqje taktike’. Kjo, për t’i dhënë kohë të mendojë se lufta nuk është pikë e fortë e tij”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Lladrovcit në Facebook:

Përgjigje Fatmirit e Bilallit

Është bërë traditë e keqe që në fushata zgjedhore shpërthen trimëria e paparë e disa protagonistëve të njohur për mua që e njoh organizimin nga vitet ‘80 dhe minuta e parë e organizimit për çlirim. Këta trima, e shpallin veten bartës të së vërtetës për liri, çlirim dhe vulës së patriotizmit. Jo, kjo te unë nuk kalon.

Dy të vërteta që i kam thënë, rreth një protagonisti, nuk mund të kontestohen, sepse janë të vërteta. Këtë “trim të fushatave” e kam quajtur më heret “teneqe” dhe e kam prekur pak me “tërheqje taktike”. Kjo, për t’i dhënë kohë të mendojë se lufta nuk është pikë e fortë e tij.

Ia bëj me dije, Fatmir Limajt dhe Bilall Sherifit, kurdo që ua merr mendja për të më kontestuar, jam i hapur të ballafaqohem me ta para kamerave.

Respekti im për çdo ushtar të UÇK-së që ka qenë qoftë një minutë në uniformë të UÇK-së, ishte, është dhe mbetet në maksimum, duke i nderuar aq sa mundem, por ngjarjet e historisë të mos i interpretojnë sipas fushatave, sepse i fyen ata që kontribuan,

Kaq për tash!