SPORT

Liverpooli triumfon ndaj Aston Villas

Liverpooli ka triumfuar sot në “Anfield Road” ndaj Aston Villas. Kampioni i Anglisë triumfoi me rezultatin 2:0, në ndeshjen e xhiros së 33-të të elitës angleze.

Dy golat Liverpooli i realizoi në pjesën e dytë. Sadio Mane (71’) dhe Curtis Jones (89’) realizuan për Liverpoolin. Te Liverpooli në stol ishte Xherdan Shaqiri, por nuk u aktivizua.

Liverpooli ka siguruar titullin e Anglisë para disa ditëve. Pas 33 ndeshjeve ka 89 pikë, 23 më tepër se Manchester City që zë vendin e dytë. City ka zhvilluar një ndeshje më pak. City luan sonte si mysafir i Southamptonit. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.