SPORT

Liverpooli për 24 orë do të luajë dy ndeshje në dy gara

Liverpooli do të luajë në dy gara të ndryshme për 24 orë pasi EFL ka njoftuar se data e çerekfinales së Kupës Carabao me Aston Villan s’do të ndryshojë.

“Të Kuqtë” do të luajnë më 17 dhjetor ndaj Villas, ndërsa një ditë më pas janë pjesë e Kupës së Botës për Klube në Katar.

Trajneri i Liveproolit, Jurgen Klopp, kishte përjashtuar mundësinë që të luajnë në dy ndeshjet, por EFL ka thënë se mbajtja e datës vjen me “kërkesë nga klubi”.

Liverpooli në anën tjetër ka konfirmuar se do të luajë me dy ekipe, njërën në Kupën e Botës e tjetrën në Kupë, duke shtuar se “nuk është skenari ideal, por ishte rezultati më i mirë që mund të arrihej”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483