SPORT

Liverpooli pa problem ndaj Bournemouthit

Lideri i Premier Ligës, Liverpooli ka vazhduar me formën e lartë, duke e mposhtur në udhëtim Bournemouthin.

Skuadra e Jurgen Kloppit shënoi fitore me rezultat prej 3 me 0, transmeton Koha.net.

Chamberlain shënoi golin e parë në minutën e 35 pas një asistimit të bukur nga Henderson.

Kurse epërsinë e dyfishoi Keita një minutë para përfundimit të pjesës së parë, pas asistimit nga Salah.

Kurse në minutën e 54 Salah shënoi pas asistimit nga Keita.

Liverpooli tani në krye të tabelës ka 46 pikë, kurse Bournemouthi në vendin e 15 ka 16 pikë.