SPORT

Liverpooli mposht Porton në ndeshjen e parë

Liverpooli ka shfrytëzuar terrenin vendas për ta mposhtur Porton në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Jurgen Kloppit shënoi fitore me rezultat prej 2 me 0, transmeton Koha.net.

Liverpooli e nisi për mrekulli takimin duke kaluar në epërsi në minutën e pestë të ndeshjes përmes Naby Keitas.

Keita shënoi pas asistimit nga Firmino, i cili dyfishoi epërsinë e Liverpoolit në minutën e 26.

Kurse për të asistoi Alexander Arnold pas një aksioni të bukur të nisur nga Jordan Henderson.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 17 prill në “Stadio Dragao”, me ç’rast edhe do të mësohet gjysmëfinalisti i Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.