SPORT

Liverpooli fitues i Superkupës së Evropës, mposht Chelsean pas penalltive

Ka përfunduar ndeshja në mes të Liverpoolit dhe Chelsea. Katër gola të shënuar, një ndeshje e hapur dhe shumë raste të krijuara për gol. Por në fund ishin penalltitë që përcaktuan fatin e kësaj ndeshje të cilat superkupen europiane ia dhanë  Liverpoolit 

Liverpool-Chelsea ndoshta mund të konsiderohet e vetmja superkupë e cila zgjati 120 minuta por dukej se ishte më e shkurt se 45 minuta. 

Aksione, goditje shtyllash, spektakël dhe katër gola e përcollën atë për 120 minuta dhe në fund ekzekutim të penalltive që sollën emocione pafund. 

Chelsea hyri në këtë ndeshje si jo favorit, sidomos pas humbjes 4-0 nga Manchester United në vikend. Por, në Stamboll gjërat ishin tërësisht ndryshe. 

Ishin ata të parët të cilët shpesh dilnin para mbrojtjes se Liverpool duke vënë në vështirësi portierin Adrian, shkruan GazetaExpress.  

Shenja e parë e Chelsea ishte një goditje e shtyllës nga Pedro e që më vonë Giroud, pasi që kishte humbur tri mundësi shënimi finalizon në mënyrën më të mirë, duke shënuar në minutën 36-të pas një pasimi të Pulisic. 

Liverpool nuk ishte i mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë largimi i Oxlaide Chamberlain dhe inkuadrimi i Firminos e ndezi ndeshjen e Liverpoolit.

Kurse goli i barazimit erdhi pikërisht në fillim të pjesës së dytë pas një asistimi të Firminos për Mane, kur ky i fundit shënon nga afërsia. 

Liverpool godet shtyllën edhe njëherë afër minutës së 70-të. 

Në fund 90 minutat e rregullta të ndeshjes përfundojnë me rezultat të barabartë 1-1, për të shkuar ndeshja në vazhdime me dy herë nga 15 minuta. 

Pjesa e parë e vazhdimeve filloi shumë mirë për Liverpoolin, 

Firmino depërtoi mirë në krahun e majtë për të pasuar të Mane, ku ky i fundit shënon gol në minutën e 95-të të ndeshjes. 

Por në këtë pjesë prapë kishte gol. Një gabim i portierit Adrian duke shkaktuar ndërhyrje në sulmuesin e ri Abraham duke shkaktuar penallti. 

Nga pika e bardhë i saktë u tregua mesfushori italian, Jorginho i cili shënoi një penallti të lehtë për Chelsean. 

Të dy skuadrat patën shanse të mira për të shënuar gol edhe në pjesën e dytë të shtesave, madje ishin portierët ata që ia mohuan golin disa goditjeve të mira të lojtarëve te të dy ekipeve. 

Në ekzekutimin e penalltive Liverpool u tregua më i mirë edhe pse Chelsea i besoj shumë disa lojtarëve të ri dhe ishte pikërisht Abraham, 19 vjeçari i Chelsea që e humbi penalltinë e fundit të ekipit londinez. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published.