SPORT

Liverpooli fiton me rikthim ndaj Sheffield United

Liverpooli ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Sheffield United, në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier.

Ndeshja mes Liverpool dhe Sheffield United doli të jetë e vështirë për kampionët, pasi e nisën në disavantazh.

Një penallti e akorduar mes shumë polemikave në minutën e 13-të u kthye në gol nga Sander Berge për mysafirët për 1-0.

Por Liverpooli nuk u dorëzua dhe vazhdoi me sulme, por goli erdhi në fundin e pjesës së parë.

Firmino shënoi golin e barazimit nga afërsia për 1-1.

Në minutën e 63-të, Mohamed Salah gjeti golin, por që u anulua pas rishikimit nga VAR.

Por nuk vonoi shumë dhe pas një minute dhe erdhi goli i epërsisë.

Sadio Mane asistoi për Diogo Jotan që shënoi për 2-1. Edhe pse kishte raste, më nuk pati gola, ndërsa Liverpooli me këtë fitore u ngjit në pozitën e dytë me 13 pikë.