Liverpool ofron 100 milionë euro për Chiesen, Juventusi e refuzon

Federico Chiesa është duke u kërkuar nga shumë klube evropiane pas paraqitjeve të mira në Kampionatin Evropian, pas ofertës së Chelseat, tani ka ardhur një tjetër nga klubi i Liverpool.

La Repubblica’ informon se Liverpool i bëri një ofertë prej 100 milionë euro Juventusit për Federico Chiesa.

Bordi i Juventusit e refuzoi menjëherë, ashtu si bënë për ofertën e Chelseat, shkruan footballitalia, transmeton besosoccer.

Ofertat drejt italianit nuk janë duke munguar , e para nga Chelsea, kurse e dyta erdhi nga Liverpooli, por që të dy ofertat prej 100 milionë euro janë refuzuar.

Go to TOP