Kosova

Lista Serbe me 11 deputetë, sot u nënshkruan për verifikim të mandateve

Njëmbëdhjetë (11) deputetë sot janë nënshkruar në kuvendin e Kosovës e të cilët janë pjesë e Listës Serbe.

Përveç dhjete (10) deputetëve të Listës Serbe edhe deputeti i komunitetit goran, Adem Hoxha, sot janë nënshkruar në verifikimin e mandatave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Nga sot Lista Serbe edhe zyrtarisht i ka 11 deputetë në kuvendin e Kosovës.

Siç merr vesh portali ynë, këtij subjekti politik serbe i cili në zgjedhjet e 6 tetorit fitoi të gjitha 10 vendet për deputet, edhe zyrtarisht i është bashkuar deputeti goran Adem Hoxha.

Lista Serbe si grup parlamentar do t’i ketë 11 deputetë në kuvendin e Kosovës. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483