KULTURË

Lista Serbe i kërkon Gjermanisë të mos financojë riparimin e “kishës serbe të katolikizuar” në Novobërdë

Lista Serbe (LS) përmes një komunikate për opinionin ka shfaqur sot “dëshpërimin për faktin se projektin me të cilin Prishtina synon ta”, siç shprehet ajo, “katolikizojë kishën ortodokse e financon Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë”, për pasojë i ka bërë thirrje ta ndërpresë këtë projekt, “meqë shihet qartë se është e manipuluar nga disa struktura prishtinase”, transmeton Koha.net.

Sipas kësaj partie, “përpjekja që Kisha Shën Nikolla në Novobërdë të katolikizohet përbën shembullin e mungesës së tolerancës fetare nga udhëheqja shqiptare e Kosovës”. Në komunikatë thuhet se “në mungesë idesh për jetë më të mirë të qytetarëve të saj, kjo udhëheqje në këtë mënyrë ndërton autoritetin në urrejtjen ndaj çdo gjëje që është serbe”.

“Përpjekja që, pas ndjekjes së serbëve nga Kosova e Metohija, të zhdukë edhe gjurmët e ekzistencës serbe duke falsifikuar historinë dhe duke përvetësuar trashëgimin kulturore serbe janë absolutisht të turpshme, të rrezikshme dhe kërkojnë reagimin më urgjent të të gjitha institucioneve kompetente ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë e kësaj partie, pjesë e legjislativit të Kosovës.

LS shprehet se “e ardhmja që ndërtohet me gënjeshtra e mashtrime nuk mund të jetë e ndritshme, as frytdhënëse”, transmeton Koha.net.

“Tempujt serbë i kanë dyert e hapura për të gjithë vizitorët qëllimmirë, që është dëshmia më e mirë e dorës së zgjatur ndaj fqinjëve tanë, por mohimi ose përvetësimi i identitetit tonë kulturor është i palejueshëm”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483