Kosova

Lista fatlume e VV-së

Për herë të parë që nga paslufta e deri më tash një listë e tërë, me 110 kandidatë për deputetë siç është ajo e Vetëvendosjes, pritet që të gjithë të sistemohen në pozita të larta në institucionet e reja të Republikës së Kosovës, mëson “Syri.net”.

Pos kësaj vetëm në Presidencë, Qeveri e Kuvendin e Kosovës, pritet të emërohen qindra zyrtarë politik nga LVV-ja me partnerët e saj.

Më shumë se gjysma e kandidatëve, rreth 60 prej tyre pritet të bëhen deputetë, ndërsa pjesa tjetër do të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar, të kuvendit e presidencës.

Kjo pritet të ndodh pasi sipas informacioneve të “Syri.net”, VV-ja do t’ia mësyjë e vetme t’i krijojë krejt institucionet. Kjo për shkak se i kanë numrat e mjaftueshëm,  që të zgjedhin Kryeministrin, Kryeparlamentarin e Presidentin.

Në të kundërtën, do të shkohet përsëri në zgjedhje.

E në anën tjetër “Syri.net” nga burimet e saja ka mësuar se, gjatë zgjedhjes së Presidentit pritet të ketë kuorum.

Në bazë të informacioneve  të “Syri.net”, nga Qeveria e Kosovës, tregojnë se kryeministri aktual ka edhe 4 zëvendës kryeministra me gjithsej 44 këshilltarë politik.

Derisa tregojnë se janë 15 ministra në 16 ministri, ku secila ministri ka nga 5 deri në 7 këshilltarë politik dhe po ashtu janë rreth 51 zv ministra, ku tre janë liruar nga detyra dhe një ka vdekur.

Derisa “Syri.net”, mëson se kryetari i Kuvendit të Kosovës ka pesë 5 këshilltarë politikë dhe  po ashtu janë edhe tre nënkryetar me disa persona.

Edhe Presidenca ka të drejt emërimi deri në 10 këshilltarë politik.

Pra  pos listës  prej 110 kandidatëve të LVV-së me partnerët edhe shumë  pjesëtarë të tjerë pritet të punësohen në institucionet e nivelit qendror Kryeministri, Presidencë e Kuvend.