Show Biz

Lirohet nga burgu i përjetshëm gjyshja e Kim Kardashian

Ndërhyrja e yllit të “reality show”-t, Kim Karadashian  i ndryshoi jetën Alice Marie Johnson, në çështjen e së cilës, 36-vjeçarja vendosi ta merrte nën mbrojtje duke u takuar për këtë qëllim edhe me presidentin Donald Trump.

Takimi, ndoshta edhe për shkak të mediatizimit të jashtëzakonshëm që pati prej përfshirjes së njërës prej femrave më të pasura, të bukura e më ndikuesen e momentit në rrjetet sociale, ishte i efektshëm.

Trump ka vendosur t’ia falë dënimin me burgim të përjetshëm 63-vjeçares Johnson, e cila kishte përfunduar në burg për një vepër penale të lidhur me drogën, por pa qenë e përfshirë në veprime të dhunshme.

Në vitin 1996, Johnson u dënua për 8 akuza, që kishin të bënin me një operacion të trafikimit të kokainës me bazë në Memfis. Sipas njoftimeve, kontaktet e saj me trafikantët e drogës ndodhën pasi Alice kishte humbur vendin e punës, i ishte vrarë djali, ishte divorcuar nga i shoqi dhe ia kishte marrë shtëpinë banka, ngaqë nuk ishte në gjendje të paguante kredinë.

Ndërhyrja e yllit të “reality show”-t, @kimkardashian , i ndryshoi jetën Alice Marie Johnson, çështjen e së cilës, 36-vjeçarja vendosi ta merrte nën mbrojtje duke u takuar për këtë qëllim edhe me presidentin Donald Trump. Takimi, ndoshta edhe për shkak të mediatizimit të jashtëzakonshëm që pati prej përfshirjes së njërës prej femrave më të pasura, të bukura e më ndikuesen e momentit në rrjetet sociale, ishte i efektshëm. Trump ka vendosur t’ia falë dënimin me burgim të përjetshëm 63-vjeçares Johnson, e cila kishte përfunduar në burg për një vepër penale të lidhur me drogën, por pa qenë e përfshirë në veprime të dhunshme. Në vitin 1996, Johnson u dënua për 8 akuza, që kishin të bënin me një operacion të trafikimit të kokainës me bazë në Memfis. Sipas njoftimeve, kontaktet e saj me trafikantët e drogës ndodhën pasi Alice kishte humbur vendin e punës, i ishte vrarë djali, ishte divorcuar nga i shoqi dhe ia kishte marrë shtëpinë banka, ngaqë nuk ishte në gjendje të paguante kredinë. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Johnson kishte qenë një e burgosur model dhe kishte punuar shumë fort për rehabilitimin e saj. E mbytur nga emocionet, Alice, të cilës lajmin e mirë Kim zgjodhi t’ia jepte personalisht, tha se ndihej sikur ishte të ishte rikthyer nga vdekja për të jetuar sërish.

A post shared by City Radio Albania | City TV (@cityradioalbania) on


Shtëpia e Bardhë njoftoi se Johnson kishte qenë një e burgosur dhe kishte punuar shumë fortë për rehabilitimin e saj.E mbytur nga emocionet, Alice,të cilës lajmin e mirë Kim zgjodhi t’ia jepte personalisht, tha se ndihej sikur ishte të ishte rikthyer nga vdekja për të jetuar sërish.