Show Biz

Lirohet me kusht Weinstein

Producenti i filmit në Hollywood, Harvey Weinsten, i cili është akuzuar për abuzime seksuale ndaj dhjetëra grave, është liruar me kusht prej 1 milion dollarësh.

Weinstein gjithashtu duhet të bartë një pajisje elektronike në këmbë si dhe pasaporta e tij është konfiskuar.

Gjashtëdhjetë vje;ari është dorëzuar vullnetarisht në stacionin policorë të Manhattan. Ai nuk dha asnjë prononcim për media.

Weinstein akuzohet për përdhunim, ngacmim seksual dhe abuzim, bëri të ditur policia e New Yorkut. Emrat e grave të cilat dyshohet se janë ngacmuar nga Weinstein ende nuk janë bërë të ditura.